LAZARAT – Një kallëp tritoli me fitil të ndezur është hedhur tek porta e jashtme e shtëpisë së një banori të Lazaratit, Hysen Bejkos.

Nga shpërthimi nuk është lënduar asnjë person, por ka pasur dëme materiale.

Rezulton se H.B. është babai i kryetarit të Partisë Demokratike të Gjirokastrës, Roland Bejkos, por nuk është provuar ende nëse kjo ka lidhje me sulmin. Policia ka nisur hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT

Rreth orës 00:10, datë 22.03.2015 në lagjen “Kordhocë”, të fshatit Lazarat, Gjirokastër, tek porta e jashtme e oborrit të shtetasit H. B.,dyshohet se është hedhur nga jashtë portës në oborr, një kallëp tritoli me fitil të ndezur.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar dëmtime të pjesëshme të llamarinës së portës së jashte të oborrit.

Nga shpërthimi nuk ka asnjë të lënduar dhe nuk ka dëme materiale në banesë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb