Finalja e sezonit, gjithnjë nëse do të ketë një të tillë, pritet të jetë e zjarrtë, në një kohë kur Lazio nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull. Presidenti Lotito kërkon të motivoj dhe më shumë grupin teksa ka vendosur një premio ekstra nëse arrijnë të shpallen kampion, 10 milion euro shpërblim. Afro 400 mijë euro për kokë do të përfitojë Strakosha me shokë nëse arrijnë të fitojnë betejën me Juventusin.

Strakosha
Strakosha

Nëse sezoni do të mbyllej këtu, Lazio ka të sigurt një vend në Champions League si e dyta në tabelën e klasifikimit. Champions mbetet objektivi kryesor edhe nëse sezoni rifillon, por në çdo rast do të përpiqen ti shkojnë deri në fund edhe garës për titull. Ky lajm, premio në rast titulli në Serie A, qarkullonte prej kohësh, tashmë me këtë shpërblim janë njohur edhe lojtarët duke shtuar akoma më shumë entuziazmin në radhët e ekipit kryeqytetas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: