Lazio merr fitoren e 3-të radhazi. Ekipi i drejtuar nga Sarri triumfoi 0-2 në shtëpinë e Monzës.

Golat erdhën nga një për secilën pjesë. Fillimisht ishte Pedro që realizoi i parë në minutën e 13-të, ndërsa i dyti mban firmën e Savic në të 56-tën.

Elsi Hysaj ishte titullar, duke luajtur një ndeshje të mirë. Lazio vazhdon rrugëtimin drejt Champions League, skuadra renditet e dyta me 55 pikë. Monza pozicionohet në vendin e 13-të me 34 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: