Lazio thyen 1-0 Cluj në sfidën e parë të vlefshme për playoff e Confernce League. Ekipi i Sarri-t tregoi karakter në një kohë kur e gjeten veten me 10-të lojtarë që në minutën e 15-të pas daljes me karton të kuq të Patric. Kryeqytetasit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë pas një skeme perfekte finalizuar nga Ciro Immobile.

Hysaj
Hysaj

Elseid Hysaj zbriti në fushë si titullar, por u zëvendësua nga Sarri në minutën e 61-të, hasi jo pak vështirësi në krahun e tij, i vlerësuar me notën 6. Në fund të ndeshjes, Sarri përgëzoi djemtë për mentalitetin e shfaqur ndërsa nuk harroi as të shigjetojë gjyqtarin e takimit:

Sarri
Sarri

“Më pëlqeu mentaliteti i djemve. Kartoni i kuq mund të sillte konfuzion, por skuadra nuk rrezikoi asgjë, madje mund të dyfishonim edhe rezultatin. Me vjen keq që gjyqtari i takimit nuk ishte në lartësinë e ndeshjes”, u shpreh ndër të tjera trajneri Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb