Lazio i bëhet “makth” Contes, pasi i eliminuan nga Kupa e Italisë, ekipi kryeqytetas i shkarkon një tjetër humbje të hidhur, këtë herë në Serie A, duke i zbritur nga froni, tani kreu është “pronë” e Atalanta-s. Lazio doli me 3 pikë nga “Maradona” pas suksesit 1-0 duke ngjeshur ekipet gjithnjë e më shumë në renditje. Fal këtij suksesi, Lazio e sheh vetën në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Fiore dhe Inter, minus 1 nga Napoli dhe minus 2 nga Atalanta.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione, me dy ekipet që më shumë u kujdesën të mos i linin hapësira kundërshtarit, por situata ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë. Fillimisht ishte Lazio që goditi traversën me Dele-Bashiru, ndërsa Napoli iu përgjigj me Anguissa-n, goditja e tij me kokë u përplas në shtyllën pingule.
Momenti më përcaktues i sfidës erdhi në minutën e 79-të, ku Isaksen me një veprim shumë të bukur gjeti prekjen fituese duke dërguar topin në rrjetë. Goli i sulmuesit danez rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pavarësisht humbjes së dytë brenda pak ditësh, Antonio Conte nuk e bën dramë: “Nuk më vjen keq pasi djemtë dhanë gjithçka. Në të ardhmen mbase do të ketë sërish ndalesa të tilla, por dua të shoh të njëjtin shpirti. Nuk ka asnjë zhgënjim, rruga është ajo e duhura”, u shpreh Conte.
“Bie Napoli, Atalanta në krye. Lazio “fluturon” e treta”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë.
(BalkanWeb)