Igli Tare është njeriu i momentit në Serie A, një personazh i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave italiane. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Tare rikthehet të flas për objektivat e Lazios këtë sezon, si gjithnjë me këmbë në tokë:

Tare 2
Tare 2

“Objektivi është të kualifikohemi në Champions, është herët të flasim për më lart, të shohim në 3-4 javët e fundit”. Tare u ndal më pas duke folur për objektivat gjatë merkatos së janarit: “Në janar merkato nuk ofron okazione të rëndësishme, kush ka lojtarë të rëndësishëm i mban. Luis Alberto është i lumtur që ndodhet me ne, nëse do të ketë ndonjë risi do ta mësoni”.

Komenti i fundit shkon për trajnerin Inzaghi: “Nuk më surprizon asgjë nga Inzaghi, e njoh më mirë se sa gruan time, po ashtu dhe ai mua, kemi 15 vite që njihemi. Tani jemi në gjysmën e rrugës, duhet të ruajmë këtë standard për të arritur objektivat tonë”, u shpreh Tare në intervistën e tij për “Corriere dello Sport”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: