Lazio nuk heq dorë nga titulli kampion por objektivi kryesor mbetet sigurimi i pjesëmarrjes në Champions League sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se matematika nuk ia lejon, prezenca në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh është e pashmangshme, vështirë se mund të ndodh e kundërta, për këtë arsye Igli Tare ka nisur punën për të ndërtuar ekipin e ri. Drejtori sportiv i Lazios ka përpiluar listën e lojtarëve në daje dhe në hyrje.

Kumbullla
Kumbullla

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Tare ka vendosur në majën e listës së dëshirave Marash Kumbullën. Në fakt kjo është një dëshirë e njohur e Tares por sipas të përditshmes italiane, është më shumë se sa një dëshirë, Kumbulla është shndërruar në një objektiv real. E vetmja pengesë në këtë mes është konkurrenca e fortë si brenda dhe jashtë Italisë. Kumbulla prej kohësh është një nga objektivat kryesor të Interit, nëse ka një person që mund të prish planin zikaltër ai është pikërisht Igli Tare. Verona insiston se nuk dëshiron që në marrëveshje të përfshihen lojtarë të tjerë ndërsa çmimi fillestar për çdo ekip të interesuar është 20 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: