Lazio u rikthye në Champions League por kryeqytetasit dukshëm nuk janë në formën e tyre më të mirë, një rënie e lirë e cila ka vijuar edhe këtë sezon të Serie A ku në tre javë kanë grumbulluar katër pikë. Igli Tare po punon për të hedhur bazat e ekipit ku në fokusin primarë kanë qenë rinovimet e shumta. Në pritje të një oferte të re për rinovimin e kontratës mbetet edhe trajneri Simone Inzaghi. Pavarësisht se Tare ka shprehur gjithnjë admirimin e tij për Inzaghi mediat italiane kanë një tjetër version.

Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801
Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801

Sipas “Il Messaggero”, Inzaghi nuk mund të qëndroj shumë i qetë pasi Lotito është i fiksuar pas idesë për të pasur në stol Massimiliano Allegri. Presidenti lacial ka afruar këtë verë në stafin mjekësor dhe fizioterapist disa nga bashkëpunëtorët e Allegrit, një tjetër e dhënë që e afron ish trajnerin e Juves gjithnjë e më pranë me klubin kryeqytetas.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb