Një ditë më parë, Igli Tare nuk përdori lojëra fjalës por ishte i qartë dhe i drejtë për drejtë duke shprehur publikisht qëllimin e tij: “E dua Kumbullën tek Lazio”. Këtë të mërkurë mediat italiane vijnë me një lajm të ri për të ardhmen e qendërmbrojtësit kuqezi. Sipas “Sportmediaset”: Ka ardhur më në fund dakortësia për transferimin e Kumbullës tek Lazio.

Kumbulla
Kumbulla

Palët prej kohësh kishin gjetur akordin ndërmjet tyre, bëhet fjalë për 16 milion euro kesh, plus 4 të tjerë në formë bonusesh plus përfshirjen e dy lojtarëve të tjerë në këtë marrëveshje, dy lojtarë që do të transferohen tek Verona sezonin e ardhshëm. Kjo mund të konsiderohet si një tjetër mrekulli i Igli Tares në tregun e transferimeve, arrin jo vetëm të djeg konkurrencën e shumë klubeve të mëdha por oferta e tyre është edhe më e vogla në treg, në një kohë kur klube si Inter, Man.United, Chelsea, B.Dortmund etj ishin të gatshëm të paguanin edhe 30 milion euro kesh për të siguruar shërbimit e Marash Kumbullës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: