Champions League i mungonte prej kohësh Lazios, këtë të martë rikthehen në vitrinën më të rëndësishme në rang klubesh por shorti i vendosi përballë në këtë debutim një rival të vështirë si B.Dortmund. Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë edhe për shqiptarët që aktivizohet në radhët e ekipit kryeqytetas, Thomas Strakosha, Vedat Muriqi dhe djali i Igli Tarës i cili është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar. Kjo është një vitrinë e rëndësishme edhe për vetë drejtorin sportiv të Lazios, Tare do të ketë mundësi të reklamoj edhe më shumë “xhevahiret” e tij. Pas një fillim sezoni jo pozitiv, ku në katër ndeshje numërojnë 1 fitore 1 barazim dhe 2 humbje, Lazio kërkon të reagoj pikërisht në Champions:

“Këtë rikthim në Champions dëshironim ta bënim përballë tifozëve tanë që e prisnin prej kohësh. Pas ndeshjes kundër Sampdoria duhet të bëjmë një paraqitje ndryshe, duhet të luajmë me kurajo dhe agresivitet. Dortmund është një nga 8 ekipet më të mira në botë, ka lojtarë me shumë cilësi, do të jetë një debutim i vështirë, e dimë që duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, u shpreh trajneri Inzaghi në konferencë për shtyp duke shpërfillur zërat që flasin për të ardhmen e tij, për momentin i vetmi shqetësim për të është B.Dortmund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb