Lazio ka lëshuar një njoftim duke mohuar deklaratat e presidentit Claudio Lotito se Felipe Anderson do t’i bashkohet Manchester Unitedit verës për 60 milionë euro.

Lotito, gjatë ditës ishte raportuar se ka deklaruar për “Calciomercato” se shitja e Andersonit është arritur dhe kishte treguar shifrën e transferimit, por kjo është mohuar nga klubi që thotë se këto raportime janë tërësisht të fabrikuara.

“Sa i përket deklaratave që i janë atribuuar presidentit Claudio Lotito për shitjen e Felipe Andersonit, Lazio konfirmon se ato janë të pabaza”, ka njoftuar klubi.

Anderson ka pasur 24 paraqitje sivjet në Serie A dhe ka shënuar gjashtë gola.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: