Vedat Muriqi do të jetë zëvendësuesi i Immobiles në qendër të sulmit. Kjo është ideja e fundit e përfolur në korridoret e zyrave të Lazios .Drejtuesit janë në pritje të një oferte që mund të kapë shifrën e 12 milionë eurove për të lënë të lirë futbollistin dardan, por akoma nuk ka mbërritur e duhura.

Lacialët po mendojnë të gjithë skenarët e mundshëm. Sipas mediave italiane, ka mundësi që Muriqi të qëndrojë në kryeqytet për pjesën e parë të sezonit, duke qëndruar në stol dhe duke pritur të futet në fushë, në rastet kur Immobile nuk është i disponueshëm.

Kjo është një zgjidhje e detyrueshme për klubin, pasi të gjithë janë të vetdijshëm se 28 vjeçari nuk përshtatet dot me skuadrën e Serie A. Bomberi kosovar ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë në dy sezone.

Ht
Ht

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: