Në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Europa League, Lazio ngec në një barazim pa gola në transfertë përballë Strum Graz. Dy ekipet prodhuan pak futboll, pak raste për shënim, ndërsa edhe një herë ekipi kryeqytetas nuk përfitoi nga epërsia numerike, u zgjuan vonë, pa mundur të gjejnë prekjen finale.

Në lojë u fut edhe sistemi VAR duke i anuluar një gol për pozicion jashtë lojë Ciro Immobile-s.

Elseid Hysaj zbriti në fushë si titullar duke luajtur një 90-minutësh të plotë, në përfundim të sfidës u vlerësua me notën 6,5.

Situata në Grupin F bëhet interesante ku të katër ekipet, Feynoord, Midtjylland, Lazio dhe Strum Graz ndodhen në kuotën e katër pikëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb