Crotone i ka bërë një dhuratë të jashtëzakonshme Interit në sfidën e luajtur sot për javën e 37 të “Seria A” kundër Lazio-s. Ekipi i drejtuar nga ish-portieri i Interit ka barazuar 2-2 me kryeqytetasit, të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë pjesëmarrjen në “Champions League” para se të luajnë ‘finalen’ me zikaltërit në javën e fundit.

Ekipi i Inzaghit e nisi mirë takimin me Luliç që zhbllokoi në minutën e 17-t, por vendasit të etur për pikë për të siguruar mbijetesën arritën të përmbysnin shifrat.

Në minutën e 84-r Milinkoviç-Savic barazoi rezultatin në 2-2, por deri në fund shifrat mbetën të pandryshuara.

Kështu, Crotone do të presë ndeshjen e fundit për të mësuar fatin e saj, ndërsa Lazio me Interin do të diskutojnë në ndeshjen ‘finale’ ndërmjet tyre se kush do të shkojë në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Renditja e “Seria A”

seria a

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: