Lazio është kualifikuar nga grupet e Champions League falë barazimit në shtëpi ndaj Club Brugge.

Italianët kanë vuajtur ndaj belgëve që për 45 minuta kanë luajtur me një lojtar më pak duke rrezikuar në limit edhe eliminimin.

Lacialët kaluan dy herë në avantazh, por belgët nuk u dorëzuan në ‘Olimpico’ duke i barazuar dy herë po pa mundur të gjejnë golin e tretë që do i kualifikonte.

Si përfundim, Borussia Dortmund e mbyll me 13 grupin F në vendin e parë, ndjekur nga Lazio i vendit të dytë me 10 pikë, kurse Club Brugge duhet të mjaftohet me vendin e tretë që e çon në Europa League ndërsa Zenit eliminohet.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb