Lazio do të përballet me Bodo/Glimt në Europa League. Pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, lacialët do të kërkojnë përmbysjen.

Trajneri i ekipit italian, Baroni ka vendosur për titullarët. Mbrojtësi Elseid Hysaj e nis nga stoli dhe mund të aktivizohet në pjesën e dytë.

31-vjeçari i kombëtares po kalon një sezon të vështirë, ku në shumë prej ndeshjeve nuk ishte grumbulluar. Hysaj është pjesë e Lazios që nga viti 2020, periudhë në të cilën erdhi nga Napoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb