Sa herë bëhen krahasime mes vajzave të bukura të ekranit, argumentet janë të mjaftueshme në favor të njërës apo tjetrës, qoftë brune apo bionde. Rivaliteti mes gazetareve të sportit, vitet e fundit, më shumë sesa vetë vajzat e njohura që janë bërë pjesë e programeve sportive, duket se është nxitur nga bashkëpunëtorët e tyre apo edhe nga partnerët moderatorë.
Ilda-bikini-1-470x706
Shakohoxha, komentatori i famshëm sportiv, ndërsa ka qenë i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, prezantuesit i kanë drejtuar pyetjen se cila është moderatorja më e mirë sportive dhe atij iu desh të zgjidhte mes Ilda Bejlerit dhe Viola Spiros.

Shakoja dha një përgjigje diplomatike, por që lë vend për interpretim: “Kjo është një pjesë që nuk më pëlqen, por meqenëse punoj me Ildën, po them Ildën. Por edhe me Violën kam punuar…” – thotë Shakohoxha pa dashur të zgjedhë mes njërës dhe tjetrës. Megjithatë, nëse do të zgjidhte një bionde apo një brune, komentatori thotë se zgjedh brunet.
viola-470x589
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb