KOSOVA

LDK dhe Nisma kanë përmbyllur marrëveshjen për qeverinë e re të Kosovës duke u bërë partia e 2-të që i bashkohet Mustafës dhe Haradinajt.

Limaj u takua me kandidatin e nominuar nga LDK për kryeministër, Avdullah Hotin dhe theksoi se tashmë Nisma Socialdemokrate do i ketë 2 ministri.

“Sot me kryetarin e LDK dhe kandidatin për kryeministër, kemi lidhur koalicion. NISMA beson se në këtë situatë, Kosova ka nevojë për një qeveri që del nga Parlamenti i Kosovës dhe i përgjigjet Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb