PRISHTINE- Kryesia Qendrore e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e degëve të LDK-së mbajtën sot një takim. Gjatë takimit, u bisedua gjerësisht për procesin shtetëror të shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Këto dy struktura, Kryesia e LDK-së dhe forumi i Kryetarëve të Degëve të LDK-së shprehën përkrahje të plotë për adresimin e kësaj çështje në Kuvend dhe ratifikimin e saj nga deputetët e LDK-së. Ishte qëndrim i përbashkët se ky proces, i argumentuar dhe i përkrahur fuqishëm edhe nga miqtë ndërkombëtar, i hap rrugë proceseve eurointegruese, liberalizmit të vizave, transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, fuqizon shtetësinë dhe sovranitetin territorial të Kosovës, forcon partneritetin dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet e BE-së.” citohet në komunikatën e LDK-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: