KOSOVE- Kosova për pak ditë do të ketë qeverinë e re, me emrat konkretë. Më në fund dy partitë LDK dhe PDK kanë arritur të ndajnë “tortën”. LDK do të marrë Kryeministrinë dhe gjitha ministritë ekonomike ndërsa PDK, ndërkaq merr ministritë që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë. Po ashtu, edhe Ministrinë e Arsimit.

PDK dhe LDK kanë bërë një hap të madh para drejt përcaktimit përfundimtar të partneritetit të tyre për katër vitet e ardhshme. Gjatë fundjavës, ekipet punuese të dy partive kanë arritur të merren vesh për ndarjen e ministrive.

Sipas marrëveshjes, LDK do ta marrë Kryeministrinë dhe shtatë ministri tjera, kurse PDK merr tetë ministri. “Kjo i bie se pushteti do ta ndahet në mënyrë të barabartë; 8 me 8, meqenëse edhe Kryeministria konsiderohet ministri në organikën qeveritare”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në bisedimet mes dy partive.

Katër ministri, ndërkaq sipas tij, pritet t’i marrin minoritetet. I njëjti burim ka treguar se LDK do të marrë të gjitha ministritë ekonomike, duke përfshirë Financat, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, atë të Tregtisë dhe Industrisë. Derisa PDK do ta mbajë edhe më tej sektorin e sigurisë, Ministrinë e Brendshme, atë të Drejtësisë, FSK-në etj.

Problem i madh ka qenë ndarja e Ministrisë së Arsimit, por përfundimisht kjo ministri do t’i mbetet PDK-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: