Dashuria e ka shtyrë një burrë anglez që të linte jetën e tij në Britaninë e Madhe, e të martohej në SHBA, me një nga gratë obeze të botës.

Në një rrëfim për mediat e huaja, Simon Johnson thotë se është njohur përmes platformave “online” me Shannon Lowery.

“Shannon ka nevojë për ndihmë pothuajse në gjithcka që bën një person normal. Unë i shërbej me shumë kënaqësi. Nuk ka qenë e lehtë, por e mora parasysh në fillim”, tregon Simon.

Kur vendosi që të kërkonte ndihmën e ekspertëve për rënien në peshë, Shannon peshonte rreth 335 kg, duke u bërë një nga gratë më të shëndosha në botë.

Ajo thotë:

“E urrej jetën time. Jam shumë e rëndë dhe mezi lëviz nga pesha. Kam shumë dhembje kur lëviz. Çohem vetëm kur më lan burri dhe kur shkoj në tualet”.
Shannon ka nisur dietën dhe deri tani ka humbur 20 kg, por pranon se ka ende shumë rrugë për të bërë. Gjithashtu, ka nisur të shkojë 3 herë në javë në
palestër.

Bashkëshorti i saj thotë: “Është në rrugën e duhur, po punon edhe në palestër përveçse po mban dietë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb