PARIS– Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se gruaja e rrëmbyesit të pengjeve në një supermarket nuk ka qenë në Francë ditën e sulmeve terroriste.

Sipas gazetës, Hayat Boumeddiene është larguar nga Franca disa ditë para sulmeve terroriste, konkretisht më 2 janar 2015, ndërsa thuhet se përmes Turiqisë ajo ka shkuar në Siri.

Më herët është raportuar se 26-vjeçarja ishte në krah të bashkëshortit të saj Amedy Coulibaly gjatë pengmarrjes në një supermarket në Francë, madje edhe ndihmoi atë në pengmarrje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb