Barcelona raportohet se i ka ofruar Paris Saint Germain midis 60 dhe 80 milion euro plus Philippe Coutinho për kartonin e Neymar. Katalanasit janë dëshpërimisht të interesuar për rikthimin e ish-lojtarit të tyre që i la ata dy vjet më parë për t’u bashkuar me kampionët e Ligue 1.

Me Real Madridin që ka hyrë në garë ditët e fundit, Barcelona po rrit vlmendjesn ndaj Neymar. Le Parisien pretendojnë se oferta për lojtarin është para plus lojtar, megjithatë PSG nuk është dakort me çmimin e vendosur prej 120 milion eurosh për Coutinho. I njëjti burim deklaron se Neymar mezi pret që të kthehet te Barcelona por të dy klubet janë akoma larg nga arritja e një marrëveshje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: