TIRANE

Pas një deklarate të moderatorit nga Kosova, Alaudin Hamiti, Xhensila Myrtezaj nuk pranonte të shkonte në emisionin e tij “Ndërrimi i natës”, pavarësisht ftesave të shumta.

Në një prej puntatave të emisionit, Alaudinit iu kërkua të zgjidhte këngëtaren që i pëlqen më pak ose që ka talent më pak mes Elvanës, Tunës dhe Xhensilës dhe ai tha emrin e Xhensilës.

Prej atëherë Xhensila nuk e pranonte ftesën për të qenë pjesë e emisionit “NIN”, pasi i kishte mbetur hatri. Mirëpo, më në fund, inati i saj u zbut dhe dje ishte e pranishme në emision përballë Alaudinit.

“Tani njihemi edhe më mirë, se ndonjëherë krijohen disa përshtypje jo të duhura andej nga pjesa tjetër e ekranit… ka vend për ndryshim dhe përmirësim gjithmonë. Mbi të gjitha faleminderit për ftesat e shumta që më ke bërë. Ndoshta ky ishte momenti i duhur që të vija,” -është shprehur Xhensila.

Ndërsa Alaudini ka treguar se ka futur shumë njerëz që kanë ndikuar që Xhensila të bindej për të shkuar në emision.

“Të jemi të sinqertë… unë jam një njeri që nuk jam aq gjakftohtë edhe i lë momentin e duhur që ai inati të zbehet. Nuk jam kurrë hakmarrëse!”

Ndërsa në fund të emisionit, edhe Xhensila si çdo i ftuar është ulur në tavolinën e rubrikës “Haje ose thuaje”, ku është vënë para pyetjeve të sikletshme dhe ushqimeve aspak të shijshme.

“Tani të kuptoj shumë mirë. Atëherë e kam marrë personale, po thosha kush të ka folur keq për mua”, -tha këngëtarja me shaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb