Marine Le Pen, udhëheqësja e fraksionit parlamentar të partisë së krahut të djathtë Uniteti Kombëtar, e quajti situatën politike në vend një “spektakël”.

Le Pen, e tha këtë gjatë një vizite në qytetin Cournon-d’Auvergne.

Ajo deklaroi gjithashtu se pret shpërbërjen e parlamentit ose dorëheqjen e Presidentit francez Emmanuel Macron.

“Spektakli që po dëshmojmë në realitet është rezultat i mungesës së respektit të Presidentit Macron për institucionet. Duke iu rezistuar institucioneve, ai po i reziston popullit francez. Është një spektakël patetik, që dëmton politikën, dëmton vendin”, tha Le Pen.

Le Pen tha gjithashtu se do të mbështeste një votë mosbesimi ndaj çdo qeverie. Në të njëjtën kohë, ajo e quajti të pashmangshme shpërbërjen e parlamentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb