Nga Aurenc Bebja, Francë– 20 Gusht 2018

“Le Petit Parisien” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me marrëdhëniet e tensionuara diplomatike asokohe midis Shqipërisë dhe Turqisë, për shkak të tri çështjeve, të cilat i sjellim në vijim.

“Romë, 3 tetor (dep. Petit Parisien)
Sipas informacioneve që vijnë nga Tirana për gazetat italiane, marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë janë ndërprerë për arsyet e mëposhtme:
– mosnjohja, deri më sot, nga republika turke, e monarkisë shqiptare me në krye Ahmet Zogun;
– tërheqja prej shumë kohësh në Angora (Ankara), e ministrit turk të akredituar pranë qeverisë shqiptare;
– largimi (shkarkimi) i një përgjegjësi turk.

Këto fakte demonstrojnë qartë synimin e qeverisë turke, ndaj qeverisë mbretërore të Tiranës, që të mos ketë marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar.

Sa i përket zyrës së shtypit të qeverisë shqiptare, ajo ka publikuar në shtypin lokal një deklaratë në të cilën pretendon se largimi i legatave të Shqipërisë nga Angora (Ankara) dhe Bukureshti ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike.”

BUrimi: (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb