Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se ai nuk ka ndryshuar qëndrim për ndryshimin e sistemit zgjedhor por ka thënë se atë mund ta zgjedhë edhe Rama po të dojë por më parë të dënohen krimet elektorale. Ai tha se personalisht do i pëlqente sistemi mazhoritar i pastër.

“Nuk kam ndryshuar qëndrim. Le ta zgjedhë dhe Edi Rama po të dojë sistemin. PD ka fituar me mazhoritar të pastër, me mazhoritar proporcional, prandaj e rëndësishme është që të konsultohet me shqiptarët. Nuk mund ta zgjedhë krimi i organizuar vendin ku do të bëhen zgjedhjet. Prandaj duhet më parë të dënohen krimet elektorale. Kjo e para, më pas sistemi le të zgjidhet me konsensus të popullit. Të jetë procedurë e një projekti transparent, dua të përsëris që futja e diskutimit nga sistemi është metoda më e mirë për të hequr vëmendjen nga krimi. Po ja u them mazhoritarin e pastër. Edhe ai do të dështojë nëse nuk ndajmë politikën nga krimi, nuk zmbrapsim paratë e pista të oligarkëve.- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb