Nga 1 dhjetori – 5 janar, si një traditë tashmë e përvitshme, Tring Family i lë vendin TRING FESTA, kanalit ekskluziv ku gjendet pa asnjë dyshim katalogu më i madh dhe gjithëpërfshirës i filmave festivë. Një katalog në përditësim dhe pasurim të vazhdueshëm me filmat e rinj që shtohen vit pas viti, apo me tituj që janë shndërruar tashmë në hite të periudhës më emocionuese.
24/7 filma të dedikuar, 1 premierë çdo mbrëmje, 5 javë emocione dhe gëzim
Pa filma, nuk ka festa! Ose të paktën, të përsosura nuk janë. Ndaj, propozimi i premierave për dhjetorin është i madh dhe i larmishëm. Tring Festa çdo mbrëmje në orën 20:00, sjell një premierë të shumëpritur të sezonit, të përzgjedhur me kujdes për të kënaqur shijet e çdo shikuesi.
Por, cili prej nesh nuk ulet sërish të shohë “I vetëm në shtëpi”, “Një kolltuk për dy”, “Grinçi që vodhi Krishtlindjen” apo aventurat zemërngrohëse të një elfi apo dy baballarëve? Të gjithë filmat më të dashur dhe personazhet emblematikë të shndërruar në imazhe ikonike, në një kanal të dedikuar, 24 orë në ditë. Sepse për një film me tematikë festive, është gjithmonë koha e duhur.
Përpos klasikëve të paharrueshëm, Tring Festa sjell edhe titujt e prodhuar rishtas, por që janë shënuar më shkronja të arta në fondin e filmave festivë, duke u shndërruar në lajtmotiv të fundvitit anekënd botës.
Pa lënë pas komeditë romantike me protagonistë disa nga aktorët më të njohur botërorë, që janë si qershia mbi tortë në atë periudhë të vitit kur zemrat duket se rrahin më fort se kurrë. Apo komeditë mitike italiane “me babagjyshë” e “panetone”, pa të cilat festat mund të ishin të ëmbla, por jo “të kripura” sa duhet…
Si thoni për Arturin, zotin Skruxh apo heronjtë e Krishtlindjes? Titujt e animacionit të dedikuar për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri na e kanë bërë të shumëngjyrshme dhe shumëdimensionale tablonë festive dhe, në çdo moshë, na bëjnë të ulemi para ekranit dhe t’i shohim me të njëjtin emocion dhe çiltërsi si çdo fëmijë që i shikon për herë të parë. Tring Festa është edhe kjo!
Më të mirat e katalogut të larmishëm festiv, do t’i gjeni edhe në një kategori të dedikuar në librarinë Video on Demand, për një përvojë “sipas dëshirës”, që ia shton edhe më tepër magjinë këtyre festave. Gjithçka e disponueshme në çdo kohë, për t’u shijuar kudo që ndodheni, sa herë të dëshironi, deri në 4 pajisje të ndryshme njëherësh.
Kjo parantezë e magjisë që do të dhurojë nga 1 Dhjetori kanali TRING FESTA nuk mundet kurrsesi ta përshkruajë atë të plotë, pasi kjo është një përvojë që ndodh një herë në vit dhe si e tillë duhet përjetuar.
TRING FESTA, VENDI MË I BUKUR KU DO TË SHKONI KËTË FUNDVIT!
(Balkanweb)