Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e forta ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, që sipas tij, janë të zhytur në korrupsion. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se Prokuroria është kthyer si një kafene, ku policia kap kriminelë, dhe Akuza i liron, pasi ju merr një kafe të shkurtër.

Duke i cilësuar këta gjyqtarë e prokurorë si një KÇK (kap ç’të duash), të cilët sipas tij do të shkarkohen nga Vettingu, Rama tha se Parlamenti do të reagojë ndaj tyre dhe do të ndërhyjë me çdo çmim.

“Ky Parlament duhet të reagojë ndaj këtyre dy kategorive, në kushtet kur jemi në një proces tranzicioni të sistemit të drejtësisë, që në fund do jetë i mjaftueshëm, por deri sa të arrijmë aty, nuk ka garanci për asnjë. Këtë garanci do ta japë ky Parlament. Ndërhyrjen do ta bëjë Parlamenti me çdo çmim, le të thotë e të hidhen përpjetë të gjithë”, u shpreh Rama.
Pjesë nga fjala në Kuvend:

E kanë bërë Prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr, pas një kafeje të shkurtër. Janë edhe të përfshirë në procese grabitjeje të tokave dhe për të marrë tokën e tjetrit apo për të legalizuar pallate me shtatë kate pa leje, arrijnë që të fusin prokurorin, edhe gjykatësen, që punojnë për ta. Si i bëhet? Atë e di unë, por deri atje ka një pengesë, është organizata KÇK (kap ç’të duash”. Sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vrasës, që pasi kanë vrarë janë liruar dhe kanë vrarë sërish.

Ky Parlament duhet të reagojë ndaj këtyre dy kategorive, në kushtet kur jemi në një proces tranzicioni të sistemit të drejtësisë, që në fund do jetë i mjaftueshëm, por deri sa të arrijmë aty, nuk ka garanci për asnjë. Këtë garanci do ta japë ky Parlament. Ndërhyrjen do ta bëjë Parlamenti me çdo çmim, le të thotë e të hidhen përpjetë të gjithë.

Ajo gruaja në Gjirokastër pret kur i vjen asgani në derë, i fut dhe një dru. Edhe ai djali që në burg, nuk është proces, ai është viktimë. Këto që përballen me KÇK nuk janë procese, janë njerëz që vuajnë çdo ditë. Shembja e pushtetit të KÇK dhe vendosmëria e transformuar në një ligj special do ndodhë. O sot, o kurrë. Për njerëz që nuk meritojnë jo emrin njeri, por as krahasimin me çdo kafshë. Është një moment historik dhe deri kur të mbarojë procesi i Vettingut, shteti nuk mund të jetë në gjunjë përkapa KCK dhe atyre “të fortë mbi të fortët”, që telendisin dynjanë, duke pasur KCK në mbështetje.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb