Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish fushatën e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se rëndësi për ta kanë zgjedhjet dhe jo infektimi i përkrahësve të tyre me COVID-19.

Nga Dropulli, Rama tha se opozita tenton të ‘yshtë’ popullin shqiptar drejt përçarjes.

“Sulm kudo, plaçkitje dhe pengmarrje. Merr peng shtetin që ta kthesh pushtetin në një mjet plaçkitje. Ça mendoni ju se kanë ndërruar ndonjë gjë? Asgjë. Atë e thotë dhe Luli. Ata lajthitën. Ça presidenti është ky?! Ça presidenti? Prandaj është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë dhe dua ta bëj të qartë se nuk është çështje socialistësh apo demokratësh, përplasje mes njerëzve kjo, por është çështja e nevojës për të qenë të bashkuar në betejat e mëdha. Si mund të jemi ndarë ne kur bie tërmet? Kur duhet të ndalojmë hemorragjinë e asaj që sjellë dëmi i tërmetit apo dhe pandemia? Popullin shqiptar duan që ta yshtin drejt përçarjes, duke u bërë aleat me çdo të keqe që i bie vendit. Janë gati që të lënë vendin e tyre pa vaksinë dhe rrezikojnë turmat nga infektimi. Le të infektohen, pasi le të bëjnë zgjedhjet. Zgjedhësit e tyre iu duhen të verbër, të shurdhër, të inatosur, të ankthosur, në mënyrë që t’i hedhin në zjarr. Në zjarrin e epidemisë.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb