Papa Françesku ka bërë një vizitë të papritur te refugjatët ukrainas të luftës që po trajtohen në spitalin e fëmijëve të Vatikanit në Romë.

Rreth 50 fëmijë nga Ukraina janë shtruar në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù që nga fillimi i luftës, ku po marrin ndihmë mjekësore. 19 janë aktualisht pacientë atje. Disa ishin larguar nga Ukraina në ditët e para të luftës dhe kishin sëmundje neurologjike ose kancer, ndërsa të tjerët po trajtoheshin për “plagë të rënda shpërthimi”, tha Vatikani.

“Le të lutemi për ta… fëmijët në ‘Bambino Gesu’ të plagosur nga lufta,” tha Papa Françesku më herët të shtunën teksa iu drejtua një kori fëmijësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: