Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral me qytetarët në Përmet ku ka shtjelluar edhe programin e tij qeverisës.
Sipas Lapaj gjatë qeverisjes së tij, do të apirojnë një shtet kur qytetarët të jenë të gjithë të barabartë. Ai u ndal edhe tek forcat e tjera politike, një shtet kur qytetarët të jenë të gjithë të barabartë cilat sipas tij gjatë fushatës ato nuk kanë premtuar asgjë për pensionet e qytetarëve por vetëm kanë përdorur fjalë si bufi ose këneta.

“Mos u mashtroni nga socialistët dhe demokratët.Premtohet BE, por ne ai kemi kushtet për evropë. Shqiptarëve iu mungojne ilacet ne spitale. Ne do të aspirojmë për një shtet kur qytetarët të jenë të gjithë të barabartë. Ato përdorin fjalët bufi, keneta por nuk flasin për pensionistët apo për jetimët.” tha ai

Gjatë fjalimit kryetari i nismës “Shqipëria Bëhet” theksoi se vizioni i tyre do të fokusohet tek bujqësia peshkimi dhe blegtoria edhe tek subvencionimi për çdo njësi prodhimi. Më tej ai shtoi se është në dorën e tyre të ndryshojnë Shqipërinë.

“Ne kemi fokusin ekonominë dhe pensionet do të rriten rreth 25 %. Vizioni jonë do të fokusohet tek bujqësia peshkimi dhe blegtoria. edhe tek subvencionim për çdo njësi prodhimi.Ekonomia kur Kosova mundet, edhe Shqipëria c ke me të.Ne jemi garancia më e madhe për gratë nënat dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Ne do e kthejmë vendin lider për cilësinë e arsimit.Do të ulet edhe cmimi i naftës pas 34 ditëve të para.Ju keni në dorë ndryshimin e Shqipërisë” përfundoi Lapaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb