Deputeti socialist Erion Braçe, ka uruar Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj, për zgjedhjen në postin në krye të shtetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe ka theksuar se Partia Socialiste ka bërë mirë që ka krijuar hapësirë për zgjedhjen e një Presidenti përtej politikës dhe vetë selisë rozë.

“URIME PRESIDENTIT TE ZGJEDHUR
BAJRAM BEGA!
Partia Socialiste beri mire qe krijoi hapesire pertej saj, madje pertej politikes ku Shqiperia rri ngushte, ne shoqeri,
e cila ka nevoje per ajer!
Tani, deri ne korrik durim!
Pastaj nje periudhe kushtetuese e ligjore, e rregulluar qarte nga ndarja e pushteteve, bashkepunuese dhe e paqte ne keto kufij per zhvillim, serioze e qe forcon SENSIN E DREJTESISE E BARAZISE, EKONOMIKE, SOCIALE E PENALE, le te nise!
Ishte detyrimi yne per te zgjedhur nje president qe e pranon shoqeria;
Kjo ishte nje perpjekje per te perfaqesuar shoqerine pertej politikes, per te fituar shoqerine;
Kush e mendoi si beteje per dominim duke fituar thjesht Presidentin, individ apo grup qofte, eshte aq i vogel e aq mbrapa sac shoqeria e ka lene!”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb