Nga: TEDI BLUSHI*
Në vend të frynte buzët me silikon, t’i kërkonte babit lekë për t’i hyrë modelingut, të bënte paradite check in në plazhet e Havait apo Majamit e në darkë të shkonte me Range Rover në pub e të lagej me shampanjë duke bërë selfi për të ekspozuar aksesorët e veshjet e shtrenjta….vajza e njeriut më të “pushtetshëm” të botës, Presidentit të SHBA ka dalë nga shtëpia pa tualet, ka veshur një t-shirt 5 usd, ka vënë një kapele në kokë e është nisur të punojë si kamariere…duke zgjedhur të jetojë me punë të ndershme në këtë jetë, si shumica e amerikanëve dje dhe sot!
Ndaj dhe shkëlqimi i xhinglave, dënglave e luksi korruptiv na ka lënë kaq të mjerrë. Se ashtu si indianët dikur na pëlqen më shumë të turremi pas “pasqyrave” e të mburremi duke parë në to surratin tonë pa njohur vlerën e “floririt” të vërtetë që e njohin “anglezët”…e largët duket dita kur do kemi vendosur të thyejmë e të bëjmë copë e thërrime “pasqyrat” tona…ndaj le të vazhdojmë të lagemi me shampanjë! Mundësisht nga 7 herë siç e thotë dhe Ghetto Geasy…”barbonat” punojnë kamariera sot! Boss-at tani bëjnë plazh!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb