Milani do kërkojë të kryejë sonte një mision që shkon në kufijtë e të pamundurës. Ish-portieri i kuqezinjve, Christian Abbiati ka dhënë mendimin e tij në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League ndaj Interit. Edhe pse sfida e parë është humbur 2-0, Abbiati beson te forca e skuadrës së Piolit.

“Jam habitur nga Maigan, nuk e njoh personalisht por është njësoj si Courtois. Për mua është një nga portierët më të fortë në botë. Do të doja që në vendin e tij të ishte nxënësi im Gigio Donnarumma, është një portier i cili ka dhunti të dhuruara nga vetë zoti, ka shumë cilësi. Sidoqoftë, edhe ai gabon, padyshim për mua largimi i tij ishte një gabim nga ai.

Çfarë mendoni për ndeshjen e sotme?

“E vështirë është, por nuk duhet të shfaqin shenja dorëzimi, jo çdo ditë luan në gjysmëfinale të Champions League. Forca Milan !

Te cili lojtar, mbani shpresa në ndeshjen e sotme?

“Padyshim shpresat i kam te Leao është një fenomen. Me Piolin ai po rritet çdo ditë, ka një talent të paparë.” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: