Duket se ka ardhur një kthesë në sezonin e Milan-it që, pas fitores 1-0 kundër Tottenham-it, ka ndërruar marsh duke gjetur një vazhdimësi në rezultate. Kuqezinjtë kanë ndërmend të jenë surpriza e Champions League, ndoshta duke kaluar pikërisht Spurs-at e Antonio Conte-s dhe duke dalë mes katër të parave në kampionat.

Kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions-it do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për merkaton e verës dhe buxhetin që do të përfundojë në duart e Maldini-t dhe Massara-s për të fuqizuar një ekip që ka treguar disa limite shqetësuese në disa raste.

Duhet bërë kujdes edhe për fatin e Rafael Leao, i cili nuk e ka rinovuar akoma kontratën me Milan-in dhe duket gjithmonë dhe më shumë lamtumirës nga Djalli. Klubi milanez do të provojë deri në fund ta mbajë, por ndjesitë nuk janë aspak pozitive.

Deri në atë pikë sa Maldini dhe Massara mund të dëgjojnë oferta nga klubet e mëdha të interesuara për lojtarin. Në këtë aspekt duhet bërë kujdes ndaj Liverpool-it të Jurgen Klopp, që nuk po kalon një sezon shumë të mirë dhe në verë mund të bëjë një revolucion të vërtetë.

Me Leao-n që pëlqehet shumë nga trajneri gjerman, kluazola prej 150 milionë eurosh në kontratën e portugezit mund të sjellë një shkëmbim të bujshëm mes klubit anglez dhe atij italian. Të Kuqtë mund të provojnë ta bindin Milan-in duke përfshirë në operacion Luis Diaz.

I vlerësuar rreth 80 milionë euro, xhevahiri kolumbian do të ishte kundëroferta teknike e Klopp dhe do të ndiqej nga një ofertë në para për të plotësuar kërkesën e Milan-it.

Megjithatë, poziconi i kampionëve të Italisë në fuqi është i qartë. Kuqezinjtë do të preferonin një ofertë vetëm në para, të afërt me 120-150 milionë euro. Një skenar në zhvillim e sipër për merkaton e Milan-it, me Leao-n që mund të hapë valsin e sulmuesve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb