Një javë përpara fundit, Serie A nuk ka ende një fitues, sigurisht që Milan është shumë pranë, por ky sezon do të kujtohet gjatë. Milan dhe Inter s’postojnë fatet e titullit për të dielën, ku një betejë me vete është edhe ajo ndërmjet Leao dhe Martinez, dy personazhet kryesor në këtë betejë mes dy ekipeve nga Milano.

Leao
Leao

Rafa Leao është kthyer në idhullin e tifozëve kuqezi në këtë fund sezonit, ndaj Atalanta-s ishte goli i tij i tretë radhazi në “San Siro”, si asnjë herë më parë. Në 5 ndeshjet e fundit, Leao ka marrë pjesë në 6 gola të Milan, 3 asiste dhe 3 gola. Për Leaon ky ishte goli i tij i 11 sezonal në Serie A, një më pak se sa kishte shënuar në total në dy sezonet e fundit të marra së bashku.

Martinez
Martinez

Nga ana tjetër është një super Lautaro Martinez, me “dopjetën” e tij kundër Caglieri argjentinasi kapi kuotën e 21 golave në Serie A, 25 në total këtë sezon. Nga fillimi i marsit, “demi” është lojtari që ka shënuar më shumë në Serie A, 10 gola, 6 në 6 ndeshjet e fundit: “A besojmë akoma te titulli? Sigurisht që po, është edhe një ndeshje për tu luajtur”, u shpreh Mertinez pas sfidës me Caglieri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb