Rafael Leao mbetet një nga futbollistët më të mirë të Milanit. Sulmuesi kuqezi është në kontakte me drejtuesit e klubit kuqezi, për rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2024.

Nëse gjërat nuk shkojnë sicc duhet, një skuadër është pas dere. Bëhet fjalë për Manchester Cityn, me klubin e njohur që është gati për të hyrë në garë për të.

Ajo që mund të shtyjë akoma më shumë për transferimin në Manchester është fakti se paga te “Qytetarët” do ishte shumë më e madhe. Gjithsesi, deri në periudhën e merkatos, ka akoma kohë.

5t

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb