Milan dhe Rafa Leao vijojnë negociatat për rinovimin e kontratës, por gjërat nuk po shkojnë sipas parashikimeve, mes palëve ka një hendek të madh për momentin. Në ditën kur Maldini dhe pjesa tjetër e stafit drejtues prisnin babait e Leaos për të diskutuar, në zyrat e klubit u paraqit avokati Ted Dimvula i cili i bëri me dije Maldinit se nga tani e tutje mandati për të negociuar për Leaon është në duart e tij e jo të agjentit Jorge Mendes.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pavarësisht se kush negocion në emër të portugezit problemet dhe kërkesat mbeten të njëjta. Leoa ka një kontratë deri në 2024 nga ku përfiton 1,5 milionë euro, Milan me kontratën e re i ofron 6 milionë euro, plus bonuse, ndërsa ekipe si Chelsea dhe PSG i ofrojnë 10 milionë euro. Një problem më vete mbetet edhe gjoba prej 19 milionë euro që Leao i detyrohet Sporting Lisbona-s.

Ziech
Ziech

Në këto kushte, Milan duket i pafuqishëm për të gjetur një akord, duke detyruar drejtuesit e “djallit” të shohin për të tjerë opsione në tregun e transferimeve. Të martën në zyrat e Milan ka qenë një ditë takimesh, Maldini-Masara janë takuar edhe me përfaqësues të dy lojtarëve të Chelsea-t, Hakim Ziyesh dhe Armando Broja, dy emra që u lakuan fuqishëm edhe gjatë merkatos së verës.

Armando Broja
Armando Broja

Broja është një emër që qarkullon në mënyrë konstante në tryezën e Maldinit, pritet të kthehet në prioritet nëse Leao largohet nga Milan në fund të sezonit. Profili i Brojës josh shumë Maldinin ndërsa Chelsea mund të përdor kartonin e sulmuesit kuqezi për të arritur te Leao, për të ulur kostot e transferimit. Kujtojmë që Leao ka një klauzolë largimi prej 150 milionë euro ndërsa kartoni i Brojës vlerësohet me 30-35 milionë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: