LeBron James rishkruan historinë e basketbollit amerikan dhe fiton një vend nderi në “Olimpin” e NBA si shënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave. Ylli i L.A Lakers kaloi një legjendë si Michael Jordan, duke u ngjitur në kuotën 32.294 pikëve, dy më shumë se ish-basketbollisti i Chicago Bulls. Me këtë arritje personale, James sulmon rekordin që mbahet nga Kareem Abdul-Jabbar me 38.387 pikë, ndërsa pas tij renditen Karl Malone (36.928 pikë) dhe Kobe Bryant (33.643 pikë.)

Lakers Lebron James
Lakers Lebron James

Pavarësisht këtij suksesi të madh, “The King” nuk mund të festone, pasi skuadra e tij jetoi një tjetër humbje që firmos sezonin e tij të parë të dështuar me skuadrën kaliforniane. Lakers nuk përfituan nga 31 pikët e shënuara nga LeBron, duke u mundur nga Denver me rezultatin 99-115. Me këtë humbje, L.A Lakers janë thuajse jashtë fazës së play-off në këtë sezon të NBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: