LeBron James kaloi nga Cleveland në Lakers këtë verë duke i entuziazmuar të gjithë tifozët të cilët prisnin që lojtari më i mirë i NBA në këtë gjeneratë, të bënte mrekullitë e tij në parket.
Kështu që ylli i koshave nuk u vonua shumë, edhe pse jemi një javë larg fillimit të sezonit të rregullt, LeBron ka prodhuar “perlën” e parë duke shënuar në përfundim të gjysmës së parë nga gjysma e fushës në ndeshjen ndaj Golden State Warriors.
LEBRON JAMES… GOT IT! ??#NBAPreseason pic.twitter.com/QM4B9iiGYC
— NBA (@NBA) October 11, 2018
Edhe pse ishte një tre pikësh në një ndeshje miqësore ka emocionuar të gjithë tifozët, që tashmë presin një LeBron po aq të fuqishëm sa sezonin e kaluar.
Ky trepikësh e çoi Lakers në rezultatin 61-57 duke udhëhequr në fund të pjesës së parë, ndërsa gjithë ndeshjen ndaj kampionëve të NBA e mbyllën në avantazh të tyre në shifrat 123-113.
Në vetëm 18 minuta në parket, LeBron ka shënuar 15 pikë, 10 kapje në tabelë dhe 5 asiste.