Charles Leclerc me Ferrari rikthehet triumfator në Formula 1, duke fituar garën e Çmimit të Madh të Austrisë, që është e shtëpisë së Red Bull, por që zuri vendin e dytë me Max Verstappen, i cili startoi i pari.

Dy Ferrarit bënë një garë të mirë nga fillimi, ndërsa Perez doli jashtë piste nga goditja e Russell, por arriti të rifutej në garë. Leclerc parakaloi Verstappen dhe pas daljes nga box-et ishte gjithnjë i shpejtë.

Në xhiron e 57, piloti spanjoll i Ferarit, Carlos Sainz, pati disa probleme në makinën e tij, gjë që bëri të dilte nga pista. Më pas makina e spanjollit filloi të merrte flakë, me pilotin që arriti të dilte në kohë dhe me ndihmën e komisarëve të pistës.

Sainz ishte shumë pranë për të parakaluar Verstappen. Fat i keq për spanjollin. Në vendin e tretë sërish Hamilton, që po bën mirë në garat e fundit, duke përfituar edhe nga gabimet e rivalëve. Mick Schumacher rishkruan historinë, pas vendit të tetë një javë më parë, tashmë vjen i gjashti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb