Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano, as nuk ka dyshime që gjyqtari Juxhin Xhaja, ishte protagonist i derbit të humbur me Tiranën. Sipas tij, goli i avantazhit i bardhebluve duhej anuluar për faull si në fillimin e aksionit, ashtu edhe kur Mala u rrëzua në zonë në goditjen nga këndi.

“A e ndikoi gjyqtari ndeshjen? Padiskutim në pjesën e parë po. Janë dy veprime skandaloze të gjyqtarit. Pastaj Tirana e meritoi plotësisht. Por është një ndihmë nga gjyqtari, kaq”, theksoi Pano në “Gol pas Goli”.

Por ai nuk i kurseu kritikat ndaj ish-skuadrës së tij. “Ishte ndeshje e dobët e Partizanit, nuk ishte në lartësinë e derbit. Nuk pashë qartësi në fushë”, deklaroi Pano.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb