Dëshmi të tjera vazhdojnë të dalin nga tragjedia e mbrëmjes së djeshme në fshatin Gllogjan ku 3 persona humben jetën si pasojë e një sulmi me armë në një autobus. Arlind Beka, shoku i Ledion Hamzajt, i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq.

Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma. Ai kujton që Ledioni ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për mediat kosovare.

E lotët nuk mund t’i mbajë shoqja e klasës së Genta Mustafajt. Ajo thotë që e njëjta kishte qenë personi më i hareshëm që ka njohur ndonjëherë. Në dorë mban fotografinë që thotë se kishin bërë dy nxënësit, pak para se të vriteshin. E fotografitë e tyre u vendosën pranë këtë të shtunë, për të bërë njoftimin mortor për vdekjen e tyre.

Foto

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: