Duket se reperi kosovar shumë i dashur nga publiku, Ledri Vula po angazhohet gjithmonë e më shumë në lidhjen e tij me vajzën e ish-kryeprokurorit shqiptar. Pavarësisht angazhimeve, koncerteve të shumta, Ledri ka gjetur kohë edhe për të dashurën e tij, Adelën.
Në një foto të sjellë nga Prive, Ledri shihet në shoqërinë e Adelës por edhe Lori Hoxhës, trashëgimtares së Top Medias.
Nuk dihet se a i lidh një miqësi vajzat mirëpo kjo nuk është hera e parë që shihen së bashku pasi edhe më parë Lori është parë tek shijon jetën e natës me dyshen.
(m.k/BalkanWeb)