Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula mbetet ndër artistët më të suksesshëm dhe më të njohur.

Por, krahas karrierës së bujshme ndër vite, Ledri vazhdimisht është komentuar për jetën e tij private e sidomos tani kur prej kohësh është në një marrëdhënie serioze me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem.

Për lidhjen me Sarën ai ka folur edhe së fundmi si i ftuari i radhës në emisionin “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj.

Gjatë realizimit të lojës me basketboll, reperi i shumë hiteve u vu para disa pyetjeve të sikletshëm, shumicën prej të cilave nuk hezitoi të iu përgjigjet.

I pyetur se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze dhe ia ka ndaluar të bashkëpunoj, Ledri dha një përgjigje që mori brohoritje dhe duartrokitje nga publiku në sallë.

“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën (Zeqiri) për të tjerat nuk bëhet xheloze”, ishte përgjigja e Ledrit.

Kujtojmë që vite më parë reperi dhe artistja, Dafina Zeqiri përveç si bashkëpunëtor në muzikë ishin edhe në një lidhje dashurie.

Dyshja më pas vazhduan të mbesin miq dhe gëzojnë raporte të mira me njëri-tjetrin, madje bashkëpunimet e tyre vazhduan edhe vite më vonë.

Projekti i tyre i fundit ishte bashkëpunimi me Lumi B “Aman” që u publikua verën e vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: