PRISHTINE- Veç muzikës, këngët e të cilit kthehen në hit menjëherë pas publikimit, Ledri Vula duket se do të merret edhe me sport, por si drejtues.

Sipas GazetaBlic, reperi i njohur pritet të emërohet nënkryetari i një klubi basketbollit në Prishtinë, dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet ditën e sotme.

Sipas mediave në Kosovë, reperi Vula ka qenë gjithmonë i lidhur me sportin e basketbollit dhe në të kaluarën ka qenë edhe lojtar aktiv, ndërsa tani do të marrë rol drejtues në klubin bardhë e kaltër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb