TIRANE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë në fillim të dhjetorit. Që nga ai moment, dyshja nuk është kursyer aspak me fotot e ëmbla të vogëlushes.

Madje, reperi dhe partnerja e tij kanë hapur dhe një llogari personale në ‘Instagram’ për Poem Blu, ku ndajnë herë pas here video dhe foto.

Së fundmi, Ledri ka shpërndarë një prej fotove të fundit të vogëlushes, të cilën e ka shoqëruar me këngën dedikuar vogëlushes së tyre- ‘’Si Baba’’.

  • foto galeri

“M’fal emocion që s’e kam ditë ekziston, veten n’plan t’parë mo nuk e kom. Mezi pres kur ti rritesh e storiet e tua m’kallxon, rrahjet e zemrës teme e tuat n’sikron, babi t’don”, thuhet në pjesën e këngës që Ledri ka shoqëruar foton.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: