TIRANE

Ndonëse historia e tyre e dashurisë përflitej prej kohësh në rrjetet sociale apo në mediat rozë, ata asnjëherë nuk e pranuan publikisht lidhjen e tyre!

Por, nga dje ju prezantojmë zyrtarisht me çiftin më cool dhe më të ri të showbiz-it shqiptar: Ledri Vula dhe Sara Hoxha! Ata kanë pranuar kështu haptazi dashurinë e tyre duke ndarë virtualisht foton e parë si çift.

Thuhet, se reperi i njohur kosovar dhe bukuroshja Sara Hoxha kanë një histori të gjatë dashurie, të cilën mediat e kanë përcjellë shpesh përmes fotove të rrjeteve të tyre sociale në destinacionet luksoze ku kanë udhëtuar bashkarisht për pushime, por asnjëherë ata nuk e kishin pranuar si fakt.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb