Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka vijuar me akuzat kundër Ramës duke thënë se rotacioni politik është i pashmangshëm.

Maliqi shprehet se Rama ka mbetur vetëm pasi gris çdo marrëveshje dhe nuk pyet as për ndërkombëtarët.

Nga ana tjetër deputeti thotë se ndryshimi po ndodh dhe ai bashkë me kolegët e tij është në koalicion me SHBA dhe BE. Maliqi është ndër të parit deputetë të opozitës parlamentare që deklaroi votën pro marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik, por mazhoranca ende nuk i ka votat për ta miratuar me shumicë të cilësuar në Kuvend.

 

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Mao i Surelit, i terbuar nga humbja, i friksuar nga drejtesia, i semure nga mbidoza, i ngopur nga korrupsioni dhe babezia e pushtetit, i mbetur ne panik e ankth per te ardhmen drejt ferrit ose 313-es, ka mbetur i vetem kunder te gjitheve…

Mao i Surrelit kunder BE, SHBA dhe interesave te Shqiptareve. Interesi i tij personal eshte mbi gjithçka. Per pushtetin e tij Mao ben cdo marrveshje, madje i ka dhene provat edhe me djallin, krimin, drogen etj. Ai gris cdo marreveshje legjitime dhe s’pyet as per nderkombtaret, as per ligj, as per Kushtetute.

Aleatet e tij jane tradhetia, mashtrimi, krimi, pabesia, mosmirenjohja…Mao i Surrelit po i frikson shqiptaret me koronavirusin duke i lene pa mbrojtje dhe duke menduar se ata do te harrojne dhe sdo te merren me Ramavirusin, por shqiptaret e kane te qarte se Ramavirusi eshte me i rrezikshem se koronavirusi.

Une me shoket e mi jemi ne koalicion me SHBA dhe BE, kurse gomari ka mbetur vetem me samarin..I bej thirrje samarit te distancohet nga gomari i rraskapitur se dhe po doli nga pusi do te ngordh nga tromboza, pasi nuk i qarkullon gjaku ne tru…Rotacioni politik i pashmangshem, ndryshimi do ndodh, integrimi i vendit ne BE i sigurt

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb